Arrestohet një person që prezantohej rrejshëm si Polic

10:53 | 3 Maj 2020
A Z

Ndodh edhe kjo në Prishtinë.

Arrestohet një person, pasi që paraqitej rrejshëm si i zyrtar i Policisë së Kosovës.

I njëjti ka ndaluar dhe marrë në pyetje një grua në kryeqytet.

E pasi kjo e fundit ka dyshuar në të, ka lajmëruar Policinë e Kosovës të cilët kanë filluar hetimet për këtë rast.

“Prishtinë 29.04.2020 – 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ndaluar nga një i dyshuar mashkull, i cili është prezantuar si zyrtar policor dhe është marr në pyetje nga ai. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale