Pas heqjes së tarifës prej 100% e vendosjes së reciprocitetit, nëpër pikat kufitare me Serbinë, kanë filluar të lëvizin më shumë mallrat.
E, Ministria e Financave, përmes një komunikate ka treguar se sa është zbatuar reciprociteti dhe tregtia në mes të dy vendeve prej datës 1 deri 26 të këtij muaj.
Në raportin e Doganave të Kosovës, thuhet që një rast ishte kur u kthye një maunë me mallra serbe pasi kishte emërtim provokues.
“Në të gjitha rastet ku është vërejtur ndonjë emërtim apo denominim provokues mallrat janë kthyer mbrapa në Serbi dhe nuk janë lejuar të importohen dhe të zhdoganohen në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe është evidentuar një rast i tillë dhe mauna së bashku me mallrat është kthyer në Serbi”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa si sfida të identifikuara në zbatin janë edhe që Serbia për disa ditë nuk lejoi kalimin e maunave me mallra nga Kosova për në Serbi.
“Nga të dhënat në terren dhe atyre të mbledhura nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit janë hasur problemet në vijim për të cilat është njoftuar MEPTINIS:
Gjatë datave 21 dhe 22 prill pala serbe në mënyrë sporadike nuk ka lejuar kalimin e maunave me mallra nga Kosova në Serbi apo edhe atyre të zbrazët përmes PKK-ve në Merdare, Jarinje dhe Bërnjak. Pas reagimit të instancave përkatëse qeveritare pranë BE-së këto masa janë tërhequr nga pala serbe dhe nuk ka raportime për përsëritjen e tyre.
Gjersa rastet e kthimit të transportueseve nga pala serbe në PKK-të e lartë cekura ende vazhdojnë për maunat me regjistrim të Serbisë dhe maunave me regjistrim të vendeve të tjera të cilat duan të dalin nga Kosova.
Sa i përket zbatimit të marrëveshjes për vulat doganore, nuk është prezantuar te Dogana ndonjë informacion se pala serbe ka kthyer maunat për shkak të vulave doganore të Doganës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, gjithashtu thuhet që Serbia solli mallra prej 12.4 milionë euro në 26 ditët e para të prillit ndërsa u eksportuan 700 mijë euro.
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...