Lojtarët e Real Madridit do t’i rifillojë stërvitjet nga 11 maji në qendrën stërvitore Valdebebdas, duke ushtruar veçmas dhe jo si grup.
Qendra stërvitore e gjigantit spanjoll i është përshtatur kushteve të kërkuara mjekësore, higjiena dhe ruajtja e distancës sociale, transmeton Gazeta Express.
Në fakt, skuadra e Zinedine Zidane do të jetë edhe më e izoluar seç ka qenë më parë, për shkak të reduktimit të numrit të lojtarëve dhe trajnerëve në qendrën stërvitore.
Zonat e zakonshme nuk do të përdorën tani për tani.
La Liga do t’i testojë lojtarët për koronavirus gjatë javës, por protokolli i saj nuk i detyron të kryejnë teste lojtarët të cilët nuk kanë simptoma apo nuk kanë pasur kontakt me persona të infektuar me Covid-19.
La Liga dëshiron ta rifillojë kampionatin aty ku ka mbetur dhe para se ta aprovojë rikthimin në stërvitje, lojtarët, trajnerët dhe anëtarët e tjerë të stafit duhet patjetër ta kalojnë testin për koronavirus.
La Liga nuk pritet të rifillojë edhe një muaj.
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...