Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka zbuluar se ai u bë si “i çmendur”, pasi u diagnostikua me virusin Covid-19.
Blaise Matuidi ishte njëri ndër tre lojtarët e Juventusit që u infektuan me virusin Covid-19, bashkë me Daniele Ruganin dhe Paulo Dybalan, transmeton Gazeta Express.
Francezi që nga atëherë është shëruar plotësisht, mirëpo ai e pranoi se infektimi me këtë virus e ka lënë atë të tronditur dhe në panik të plotë.
“Sinqerisht është e vështirë”, ka thënë Matuidi për Bros Stories.
“Kur unë dola pozitiv, unë nuk mund të shkoja as të dilja për të blerë gjëra esenciale. Kjo më bëri të çmendur”.
“Ti gjithmonë tenton të sigurohesh që njerëzit nuk po të rrinë shumë afër, duhet të jesh mentalisht shumë i fortë. Mua do të më duhet kohë, kjo është një situatë e re për të gjithë”.
“Unë nuk kisha asnjë simptomë, por sapo e mora lajmin, ishte i tronditur. Isha në panik të plotë, frikësohesha për familjen dhe miqtë e mi”.
“Ishte e vështirë për ata, por unë isha në gjendje t’i siguroj ata se jam mirë. Nuk është një moment i mirë, ne me të vërtetë duam që kjo të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur”.
“Unë e pyes veten se çfarë do të ndodhë me futbollin dhe jetën e përditshme”.
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...