E përditshmja italiane Linkiesta shkruante sot se përfaqësuesi i partisë italiane në pushtet Lëvizja 5-Yje dhe kryetar i komitetit të marrdhëneive me jashtë të Senatit, Vito Petrocelli, ka marrë një letër nga homologu i tij në parlamentin rus Duma, Leonid Slutsky, ku ky i fundit i kërkon ndihmë për heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.
Madja gazeta konservatore shkruan më tej se Moska ka dërguar edhe një faturë për ndihmën e dërguar, përfshi dhe atë ushtarake.

Sipas saj, në letër Slutsky thekson ndihmën e Rusisë për Italinë në luftën kundër coronavirusit, dhe i kërkon qeverisë italiane të bëjë presion mbi vendet evropiane që Brukseli të heqë sanksionet e vendosura kundër Moskës në lidhje me çështjen e Ukrainës.
“Vendet perëndimore që e quajnë veten demokratike, kanë vendosur disa tipe sanksionesh ndaj rreth një të tetës së popullatës së botës dhe nuk kanë në plan t’i zbusin ato as edhe gjatë pandemisë së coronavirusit … Unë i bëj thirrje të gjithë politikanëve të heqin dorë nga politika destruktive e sanksioneve,” shkruan Slutsky. /tch/
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes