Gjithnjë e më shumë vende po rikthejnë futbollin pas ndërprerjes së shkaktuar nga COVID-19, me Poloninë që njofton se do të fillojnë më 27 maj, ndërsa Danimarka më 29.
Sporti është pezulluar për më shumë se gjashtë javë, por teksa kurba po rrafshohet në pjesën më të madhe të Evropës po bëhen plane për vazhdimin e sezonit.
Zhvillimet e fundit vijnë nga Polonia, pasi presidenti i federatës së tij këtij vendi, ish futbollisti i Juventusit, Zibi Bonikek, dha një lajm të rëndësishëm.
“Protokolli ynë është pranuar nga qeveria”, ka deklaruar ai për Sky Sport Italia, përcjell lajmi.net.
“Ekipet mund të rifillojnë stërvitjet nga e hëna dhe nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të startojmë më 27 dhe 28 maj me dy ndeshjet e Kupës, pastaj më 29 maj me ndeshjet e ligës. Natyrisht, të gjitha do të luhen pas dyerve të mbyllura”.
“Kemi edhe 10 xhiro për të luajtur dhe dëshirojmë të mbarojmë deri më 19 korrik. Duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus, sepse nëse presim që të mos ketë fare raste, ne duhet të mbyllemi për dy vjet”.
“Ndërkohë, në Danimarkë protokolli i tyre gjithashtu është dorëzuar në qeveri, me shpresën për të rifilluar ndeshjet e ligës nga 29 maj.
Bundesliga është duke pritur që qeveria gjermane të bëjë gjithçka të qartë, pasi atyre u është dashur edhe një javë tjetër për të shqyrtuar situatën.
La Liga në anën tjetër mund të rifillojë stërvitjet nga 4 maj.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...