Nuk i mbijeton plagëve i plagosuri me thikë në Prizren, vdes në spital

11:28 | 2 Maj 2020
A Z

Një vrasje e rendë ka ndodhur dje në mesdite në Prizren.

Policia raporton se dy persona (viktima dhe dëshmitari), ishin ndaluar nga dy persona të dyshuar, ku njëri nga ta e kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën.

Sipas policisë, viktima është dërguar në spitalin rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda ka vdekur

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që të bëhet konfiskimi i veturës së të dyshuarve.

Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje në rrjete sociale