Sot janë bërë 21 vjet nga masakra e Studimes, ku nga forcat serbe u pushkatuan 116 shqiptarë të pafajshëm brenda dy orëve.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët e kësaj masakre, duke thënë se martirët e masakrës së Studimes ranë duke kërkuar të drejtën për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre.
Haradinaj ka thënë se gjaku i tyre obligon Kosovën, që të mos ndalet kurrë gjersa përgjegjësit e këtij gjenocidi të dalin para drejtësisë.
“Me pietet kujtojmë sot martirët e masakrës së Studimes, të cilët ranë duke kërkuar të drejten për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka thënë Haradinaj.
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...