Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka numëruar argumentet që kryeministri i në detyrë Albin Kurti për 50 ditë qeverisje ka konfirmuar se sa afër ka qenë me Serbinë e sa larg me Shqipërinë.
Zyrtari i lartë i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kurti ka përulur Republikën e Kosovës karshi Serbisë në disa raste, dhe në fund edhe duke e marrë për referencë Kushtetutën e Serbisë e cila e trajton Kosovës si territor serb.
Deklarata e plotë e deputetit Abelard Tahiri:
Për 50 ditë në qeverisje, Albin Kurti u përpoq ta përulte Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj karshi Serbisë, në mënyrë të turpshme, antikombëtare e antishtetërore.
1. E nisi me shkëmbimet gazmore me Bërnabiqin, duke harruar kauzën e tij. U hamend ta shndërrojë në vepër daljen në det të Serbisë përmes Kosovës, duke ia plotësuar kërkesën historike të saj.
2. Në kohë pandemie vazhdoi me dorëzimin e komunave veriore në duart e juridiksionit dhe pushtetit serb, duke i harruar zotimet për sovranitet në atë pjesë.
3. Përmes pranimit të 1000 testeve nga Serbia, rehabilitoi Vuçiqin si njeri human, personin që ishte pjesë e makinerisë së Millosheviqit, përgjegjësit për 13 mijë viktima civile në Kosovë.
4. U kujdes t’ia bëjë argatin Serbisë përmes këshilltarit të tij, që njeriun e përgatitur në Moskë e furnizuar në Beograd, Dik Martin, e quante si mik të Kosovës, e pjesëtarët e UÇK-së si kriminelë lufte.
5. Dhe kur nuk mund të pritej më shumë përulje nga një shqipfolës, ai e referoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kushtetutën e Serbisë. Pra, kushtetutën në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë, si territor, si shoqëri, si identitet e si histori.
50 dite qeverisje treguan se sa afër është Albin Kurti me Serbinë dhe sa larg me Shqipërinë.
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...