Lëvizja Vetëvendosje ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e saj për pezullim të vendimit të presidentit për dekretim të mandatarit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Serbia në aktin kryesor juridik, Kosovës iu referohet si pjesë përbërëse të territorit të saj.
Në këtë nen që citon Vetëvendosje, saktësisht neni 130 thuhet se nëse parlamenti rrëzon qeverinë me anë të mocionit, atëherë presidenti duhet të zgjedhë qeverinë e re. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë shpallen zgjedhjet e reja.
Ja neni qe iu është referuar Vetëvendosje:
“Një votim mosbesimi ndaj Qeverisë ose një anëtari të veçantë të Qeverisë mund të kërkohet nga të paktët 60 deputet.
Nëse Asambleja Kombëtare (Parlamenti) kalon një votë mosbesimi në Qeveri, Presidenti i Republikës së Kosovës është i detyruar të fillojë procedurat për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Nëse Asambleja Kombëtare nuk zgjedh Qeverinë e re brenda 30 ditëve nga data e votimit të mosbesimit, Presidenti i Republikës së Kosovës është i detyruar të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të caktojë zgjedhjet.”, thuhet në Kushtetutën e Serbisë./arbresh.info/

Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...