Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se është meritë e qytetarëve që përhapja e koronavirusit në vend është realitivisht e ulët.
Ai ka bërë thirrje që institucionet të shtojnë numrin e testimeve të qytetarëve në mënyrë që të nisë lehtësimi i masave dhe të bëhet kthimi në normalitet.
“Qytetarët e kanë bërë pjesën që iu takon, duke u përkujdesur për higjenën si dhe duke qëndruar në shtëpi për të shmangur kontaktet sociale. Tani është përgjegjësia e institucioneve shtetërore, që të shtojnë testimet për t’i dhënë më shpejt fund karantinimit e për ta rikthyer sa më parë normalitetin në vend”, është shprehur ai.
“Gëzuar 1 majin, me besimin që së bashku do ia dalim ta tejkalojmë këtë sfidë dhe me urimin që gjithë punëtorët të kthehen sa më shpejt në punë!”.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1576027809239086
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS