TikTok ka shënuar rritje enorme gjatë pandemisë globale.
Ndërsa njerëzit kanë më shumë kohë në duar dhe janë mërzitur në shtëpi, rrjetet sociale po përjetojnë rritje, pavarësisht se reklamuesit po shtrëngojnë buxhetet e tyre.
Sot analistët e platformës Sensor Tower raportojnë që platforma mediale është shkarkuar më shumë se dy miliardë herë në nivel global, transmeton portali arbresh.info.
Do të thotë është shkarkuar 315 milionë herë vetëm këtë tre-mujorësh në App Store dhe Google Play së bashku. Veçanërisht, këto shifra të shkarkimeve të aplikacioneve nuk llogarisin për dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta që janë të njohura në Kinë.
Sensor Tower thotë se India, Kina dhe SHBA janë vendet që marrin më shumë shkarkime. (Vlen gjithashtu të përmendet se shkarkimet nuk tregojnë përdorues aktivë.)
Ndërkohë Facebook numëron 2.5 miliardë përdorues aktivë për muaj./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër