Përderisa numri I të prekurve nga COVID-19 vazhdon të shënoj rritje në të gjithë botën, disa shtete dhe rajone ende nuk kanë raportuar asnjë rast të prekur nga pandemia, transmeton arbresh.info.
Sipas të dhënave zyrtare, është bërë e ditur se deri më sot, koronavirusi ka prekur 213 nga 247 shtetet e njohura nga Kombet e Bashkuara. Ndërkaq numri I shteteve dhe rajoneve që deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me Covid-19, janë 34.
Në mesin e këtyre ndodhen kryesisht ishujt e oqeanit, arritja në të cilat është e vështirë dhe popullsia e tyre është e ulët.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, vendet dhe rajonet të cilët deri më 20 prill nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus janë këto:
Amerika Latine: Ishulli Bouvet, Georgia Jugore dhe Ishujt Sandëich
Azia: Koreja e Veriut, Taxhikistani, Turkmenistani
Evropa: Ishujt Aland, Ishujt Channel, Svalbard dhe Jan Mayen
Afrika: Territori i Oqeanit Indian Britanik, Komora, Territoret Jugore Franceze, Lesoto, Saint Helena
Oqeania: Samoa Amerikane, Ishulli Christmas, Ishulli Cocos (Keeling), Ishulli Cook, Ishulli Heard dhe Ishujt McDonald, Kiribati, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Niue, Ishulli Norfolk, Palau, Pitcairn, Samoa, Ishujt Solomon, Tokelau, Tonga, etj. Tuvalu, ishujt e vegjël të jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Si dhe ishujt Vanuatu, Ëallis dhe Futuna./arbresh.info/
Të gjitha lajmet për COVID-19, mund t’i gjeni këtu
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën