Turqia mund t’i rihapë shkollat më 1 qershor nëse normalizimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) zhvillohet sipas planeve, tha ministri i Arsimit i vendit, Ziya Selçuk, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nëse procesi i normalizimit vazhdon siç pritej, ne do t’i hapim shkollat më 1 qershor”, tha Selçuk në një intervistë të drejtpërdrejtë në CNN Turk.
Selçuk më parë kishte njoftuar se arsimi në distancë do të vazhdojë në Turqi përmes televizionit dhe mësimeve në internet deri më 31 maj, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e COVID-19 në vend.
Turqia filloi arsimin në distancë më 23 mars.
Më 13 Mars, vendi mbylli të gjitha objektet arsimore për parandalimin e virusit.
Turqia aktualisht ka 117.589 raste me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve është 3.081, ndërkohë që gjithsej 44.040 pacientë janë shëruar.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...