Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka këshilluar Barcelonën të përgatitet kur ylli i skuadrës, Lionel Messi të pensionohet.
Argjentinasi është 32-vjeçar dhe pavarësisht formës së mirë, ai e ka bërë me dije se do të pensionohet pas dy viteve, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, ish kapiteni i Barcelonës ka paralajmëruar klubin e vjetër të fillojë përgatitjet.

“Leo është më i miri i të gjitha kohërave. Por, është njeri dhe nuk mund të jetë zgjidhja për gjithçka”.
“Barca duhet të përgatitet për jetën pa të. Pa Messi-n, asgjë nuk do jetë njëjtë. Duhet të jenë të gatshëm”, theksoi Koeman.
Barcelona momentalisht është në kreun e tabelës në La Liga dhe është në pritje se kur do rifillojë sezoni./arbresh.info.
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të dety...
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...
Miftaraj: Haxhiu po tenton krijimin e kuorumit artificial pë...
Elisa Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto