Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është liruar nga detyra Udhëheqësi i Trajnimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë, meqenëse i njëjti ka rezultuar pozitiv për COVID-19. I njëjti është vendosur në vetë-karantinë.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër.
“Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër. Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negative”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj