Organizatat jo qeveritare Social Lab dhe Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë lansuar platformën Fol Shlirë ditë më parë.
Fol Shlirë është chat anonim, me vullnetarë të trajnuar për të dhënë ndihmë dhe siguri në kohën e pandemisë tek të gjithë ata që mund të jenë duke përjetuar stres dhe ankth si pasojë e izolimit dhe Covid-19.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të përfitojnë nga platforma mund të kyçen në uebfaqen:
folshlire.online
Shërbimi i ndihmës së parë psikologjike është falas, anonim dhe orari i punës është nga ora 10:00 deri në 18:00.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj