Si pasojë e situatë së krijuar nga COVID-19, kosovarët janë detyruar të qëndrojnë më tepër në shtëpi gjatë këtyre javëve
Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve ishin pesë raste të dhunës në familje.
Kjo dukuri duket se po bëhet dita e ditës e zakonshme./arbresh.info/
Më poshtë i keni pesë rastet e dhunës në familje të paraqitura në raportin 24 orësh të PK:
Vushtrri 26.04.2020 – 13:33. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Gjakovë 25.04.2020-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas në mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Prishtinë 26.04.2020-16:46. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalistë nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 26.04.2020-18:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i sëmur mental pas një mosmarrëveshje i ka bërë presion psikik dhe i ka dëmtuar dyert dhe dritaret e shtëpisë. I dyshuari pas shoqërimit në polici ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në repartin e psikiatrisë QKUK.
Klinë 25.04.2020-18:50.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti dhe motra e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj