Pejë: Gjendet i vdekur një burrë në livadh

09:57 | 27 Prill 2020
A Z

Një burrë është gjetur i vdekur në një livadh në fshatin Gorazhdevc të Pejës.

Ekipi mjekësor dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

Shpërndaje në rrjete sociale