Paris Saint Germain është hedhur në kërkim të një zëvendësuesi për Kurzaëan, të cilit i skadon kontrata në verë dhe po refuzon të rinovojë me klubin francez.
Sipas RMC, Leonardo ka hedhur sytë kah mbrojtësi i Realit, i huazuar në Sevilla, Sergio Reguilon.
Për Reguilónin nuk është e lehtë kthimi në Madrid, për shkak të prezencës së Marcelos dhe Mendyt dhe kështu lojtari mund të kërkojë për një aventurë tjetër.
Te PSG, Reguilon do t’i gjente spanjollët Sarabia dhe Ander Herrera, po ashtu lojtarin që e njeh shumë mirë, Keylor Navasin.
Lojtarët tjerë që mund të largohen nga PSG janë Thiago Silva, Meunier dhe Cavani, që të gjithëve iu mbaron kontrata.
Leonarda e ka edhe opsionin e dytë nëse Reali vendos ta mbajë Reguilonin, ai është Theo Hernandez, një tjetër ish madrilen, që verën e kaluar shkoi te Milani për 20 milionë euro.
Milani do ta lërë të lirë lojtarin për 60 milionë euro.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj