Policia franceze i ka konfiskuar 140,000 maska që ishin përgatitur për t’u shitur në tregun e zi.
Zyrtarët policorë thanë se ata e kanë kapur një biznesmen duke i shkarkuar maskat nga një kamion dhe duke i futur ato në një shtëpi në St Denis, në veri të Parisit.
Muajin e kaluar, autoritetet kërkuan që të gjitha maskat rezervë dhe maskat që do të prodhoheshin tash e tutje të vihen në dispozicion për personelin mjekësor, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë në Kinë, autoritetet kanë konfiskuar maska të cilësisë së dobët. Ky shtet është përballur me kritika për shkak të cilësisë së dobët të prodhimeve të eksportuara.
Zyrtari qeveritar, Gan Lin, tha se autoritetet i kanë inspektuar rreth 16 milionë biznese dhe kanë konfiskuar sasi të mëdha të dezinfektuesve joefikasë.
Në Gjermani, shitësit me shumicë kanë thënë se gati kanë mbetur pa maska në kohën kur nga e hëna njerëzit e kanë të obligueshme që të vendosin maska në dyqane dhe në automjetet e transportit publik.
Abdixhiku mbështet vendimin e Osmanit për shpërndarjen e Kuv...
LeBron James rishkroi historinë, thyen një rekord që kishte ...
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...