India i ka raportuar 1,990 raste të reja të infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e madhe ditore që është regjistruar prej fillimit të përhapjes. Shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 26,496 persona.
Deri më tani, në Indi janë regjistruar 824 viktima të koronavirusit. Rajoni më i prekur është Maharashtra në perëndim të vendit me mbi 7,600 të infektuar e 323 të vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të Këshillit Indian për Hulumtime Mjekësore, deri të dielën për koronavirus janë testuar mbi 625 mijë banorë.
Rajoni më i banuar i Indisë, Uttar Pradesh, të shtunën mori vendim për zgjatje të afatit të ndalimit të tubimeve publike deri më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.
Më 25 mars, India u gut në karantinë mbarëkombëtare, e cila më vonë u zgjat deri më 3 maj. Prej asaj kohe, qeveria indiane i ka lehtësuar disa prej masave në mënyrë që të riaktivizohet bujqësia dhe të hapen shitoret e lagjeve.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj