Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 2,7 milion, përkatësisht 2,751,790 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 192,248.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 50,283 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 25,549 viktima, Spanja me 22,524, Franca me 21,856 dhe Britania me 18,738.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,632.
Në Shqipëri janë shënuar 27 viktima dhe janë infektuar 678 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 749,885 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka rreth 1,7 milion raste aktive që presin të shërohen.
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës