Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje live në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit. Ai ka falenderuar klerët shqiptarë që vendosën që të mbyllin kishat dhe xhamitë në këto kohë pandemie.
Rama: Nevojës jetike të mbarë popullit dhe të Shqipërisë për të mos i hapur asnjë shteg armikut të padukshëm në këtë rast duke u mbledhur në emër të zotit mu siç i duhet armikut të padukshëm për të na prerë dhe për të na vrarë.
Me maturi e mirëkuptim në zot, por edhe në shkencë tempujt u zëvendësuan me kishën shpiake me mesxhidin e familjes me teqenë e zemrës në lutjet e besimtarëve.
Falë kësaj mençurie të klerit shqiptar, tempujt sot të kyçuar, do të rihapen nesër pas asnjë njollë gabimi njerëzor në punët e liga të armikut padukshëm.
Sepse ditët e mira pastaj do të vijnë, kleri shqiptar do t;u mësojë edhe atyre që nuk besojnë në zot se nga shtëpitë e zotit këtu në Shqipëri vjen veç e mira edhe për ta.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...