Një baba i dhunshëm është arrestuar për vrasjen e vajzës së tij nëntë vjeçare, pasi u la i lirë nga burgu për shkak të pandemisë koronavirus.
Muslum Aslan u burgos vitin e kaluar për goditjen me thikë të gruas së tij Rukiye Aslan në Gaziantep, Turqi, para se të lirohej javën e kaluar si pjesë e skemës së amnistisë të qeverisë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Sipas raportimeve, të burgosurit u lanë të lirë nga burgjet e Turqisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në ambientet e mbipopulluara.
Sipas mediave lokale 33-vjeçari u la i lirë dhe shkoi në shtëpinë e gruas së tij dhe u përpoq të rrëmbejë tre fëmijët e tij nga e ëma. Por gjatë përleshjes, Ceylan Aslan u rrah për vdekje nga babai i saj.
Ai pretendohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe më vonë u arrestua në një park. Ceylan u dërgua në spital por nuk mundi t’i mbijetontë plagëve të marra.
Rukiye, i cili thuhet se ka bërë kërkesë për divorc, tha: Ai përdori dhunë kundër fëmijëve të mi. Vari vajzën timë në mur dhe e rrahu keq. Vajza ime vdiq. Unë dua që kjo vrasje të dënohet rëndë”.

As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...