Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesave për skemat pensionale dhe sociale për 284,247 përfitues për muajin prill 2020, para afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore.
Pagesa e muajit prill përfshin edhe zbatimin e masës 2 për përfitimin e shtesës prej 30 euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve për skemat e muajit prill 2020 të paraparë me Pakon Emergjente Fiskale si dhe Planin Operacional të aprovuar nga Ministri i Financave dhe Transfereve.
Ministria e Financave ka njoftuar se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil dhe mjetet në llogaritë bankare janë tërësisht të sigurta.
Në komunikatë thuhet po ashtu se bankomatet dhe degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare.
Por, kjo ministri ka rikujtuar edhe njëherë përfituesit që përveç urdhëresave të Qeverisë të ndjekin edhe udhëzimet shtesë:
– Të shfrytëzojnë makinat automatike për tërheqje (bankomatet),
– Të përdorin kartelat bankare, dhe
– Të shtyjnë tërheqjen për aq sa munden pasi që mund të krijojnë radhë të panevojshme dhe rrezikojnë shëndetin e tyre.
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...