Pas takimit me kreun e LDK-se, Isa Mustafa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbedhur në takim partinë e tij.
Detaje rreth bisedimeve në këtë takim, ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai, tha se ky takim ishte një takim pune, por jo për të ndarë dikasteret.
Kështu tha Besnik Tahiri në një konferencë për media pas përfundimit të takimit mes krerëve të AAK-së dhe LDK-së.
Sipas Tahirit, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj në këtë takim janë dakorduar që sa më shpejt të bëhet qeveria e re.
” Ashtu siç jeni të informuar sot më ftes të Profesor Mustafës ishte një takim me Ramush Haradinaj Kryetarin e AAK-së. Në këtë takim u dakorduam që sa më shpejt të kemi një qeveri të re , e cila do të merret me detyra parësorë . Në radhë të parë me luftën ndaj koronavirusit. Në këtë takim s’kemi pas shumë tema të detajuara. Diçka tjetër s’kemi”, u shpreh Tahiri.
Ndonëse nuk ka dhënë detaje për takimin e radhës, Tahiri tha se presin që Kosova të dal nga kjo gjendje në këtë kohë pandemie.
“Ky ishte një takim pune dhe jo takim i detajeve për një koalicion të ardhshëm. LDK kanë votu pro një koalicioni potencial. Nuk ka qenë takim rreth ndarjeve të pushtetit. Ka qenë takim për tu dakorduar që të kemi një qeveri të re. Në këtë takim s’është diskutuar rreth taksës apo gjerave të tjera” tha ai./arbresh.info
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...