Sonte në Komunën e Pejës janë konfirmuar tetë raste të reja të infektimit me COVID-19.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë për RTV Dukagjinin se gjatë 48 orëve të fundit shumë mostra nga kjo komunë janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik për testim.
“Nga 24 mostrat e dërguara 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Loci thotë se nga këto mostra janë edhe disa punëtorë shëndetësorë që për fat të mirë kanë rezultuar negativ në testin e coronavirusit.
“Në mesin e këtyre testimeve janë edhe disa të shëruar nga fshati Llugagji”.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se mostrat e dërguara kanë qenë nga qyteti i Pejës dhe disa nga fshati Llugagji.
Në Komunën e Pejës tashmë rezultojnë 15 persona të prekur nga COVID-19, ku disa prej tyre që janë nga fshati Llugagji sipas Petrit Locit janë shëruar.
Vuçiq i shqetësuar për pranimin e Kosovës në aleancën ushtar...
Damka dhe Prattipati flasin për prosperitetin e komuniteteve...
Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një pres...
Konjufca për emrin e presidentit: Nuk duam ta mbështesim opo...
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...