Protestuesit kanë dalë rrugëve nëpër shtetet në të gjithë SHBA-në, duke kërkuar që qeveritarët të rihapin ekonomitë e mbyllura nga pandemia e koronavirusit.
Tubimet u zhvilluan të dielën në Arizona, Kolorado, Montana dhe shtetin e Ëashingtonit, pas protestave të mëparshme në shtete të tjera.
Shqetësimet për lehtësimin e kufizimeve janë rritur, megjithë rrezikun e një rritje të infeksioneve nëse vendi duhet të rihapet shumë shpejt, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar mbështetjen për protestat.
Amerika është bërë epiqendra e krizës me koronavirius, me mbi 735,000 raste dhe rreth 40,000 vdekje. Por janë shfaqur shenja që po arrijnë kulmin e shpërthimit dhe se shkalla e infeksionit po ngadalësohet.
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...