Trajneri i Belgjikës thotë se Eden brenda pak ditëve do të dalë në fushë për të vrapuar
Rikuperimi i Eden Hazard është duke shkuar shumë mirë.
Është trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ai që ka dhënë lajmin e mirë për tifozët e Los Blancos, që s’kanë nevojë të presin sezonin e ardhshëm ta shohin sërish në fushë Hazardin, ai do të jetë gati deri në fillim të qershorit.
“Shërimi i Eden po ecën mirë. Ai nuk ka pasur probleme dhe brenda pak ditëve do të vrapojë përsëri”, tha Martinez.
“Ne e dimë që ai do të kthehet më i fortë. Ai ishte me fat që operacioni u zhvillua pak para ndërprerjes së futbollit për shkak të koronavirusit”.
Duke parë që UEFA po insiston për rinisjen e Ligave, dhe nuk pritet të ndodhë të paktën deri në fillim të muajit qershor, Eden Hazard duket se do të ketë shansin që ende këtë sezon të tregojë vetën dhe të ndihmojë Realin të fitojë titullin në Spanjë.
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...