Zv. ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha për “Alsat” se Komunat të cilat kanë probleme me sigurimin e maskave do të ndihmohen nga Ministria, e cila do ua shpërndajë donacionet që ka marrë.
Arsllani thotë se Ministria ka rezerva të pajisjeve mbrojtëse nga koronavirusi. Ndërsa nënvizon se do të ketë kontrolle më të ashpër për të gjitha barnatoret dhe shitoret që shesin me çmime të larta maskat.
“Në Ministrinë e Shëndetësisë ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse rezervë, prandaj në moment të caktuar edhe ne intervenojmë dhe japim materialin e duhur në institucionin e Maqedonisë”, tha Arsllani./Telegrafi/
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...