Italia ka raportuar 433 vdekje – rreth 50 vdekje më pak – lidhur me koronavirusin e ri përgjatë periudhës së fundit 24-orëshe, kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane në konferencën e përditshme të dielën.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Itali ka arritur në 23.660, duke e renditur vendin të dytën për kah numri më i lartë i jetëve të humbura. SHBA-të vazhdojnë të jenë vendi me më së shumti jetë të humbura nga Covid-19, shkruan lajmi.net.
Autoritetet italiane tutje kanë bërë me dije se 3,047 raste të reja me virusin pandemik janë raportuar përgjatë periudhës një-ditore, duke çuar shifrat e përgjithshme të të infektuarve në 178.972.
Vetëm përgjatë ditës së sotme, Italia ka bërë rreth 50 mijë testime për virusin pandemik, është bërë e ditur në konferencë.
Rreth 2,600 persona janë larguar nga njësiti i kujdesit intensiv me gjendje të përmirësuar shëndetësore në vend.
Aktualisht, numri i të shëruarve në mbarë botën ka arritur në mbi 600 mijë. Gjermania prin në këtë aspekt, me 80 mijë të rikuperuar nga sëmundja.
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...