Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rrëzimi i qeverisë Kurti dhe mosrespektimi i Vjosa Osmanit si më e votuara në LDK në zgjedhjet e fundit, është përmbysje e rendit demokratik dhe shkelje e kushtetutës së Republikës Parlamentare.
“Presidenti nuk mund të veprojë si mbret, ai edhe ashtu ka mungesë serioze të përfaqësimit të unitetit. Veprimet e tij janë antikushtetutese dhe jashtë interesit qytetarë e shtetëror.
Nuk mundet Thaçi të negociojë lirinë e tij me fatin e shtetit!
Jemi shumë,jemi bashkë, jemi në të drejtë dhe jemi të pathyeshëm në mbrojtjen e demokracisë, pavarësisë, territorit dhe kushtetutës së vendit”, shkruan Abazi.
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...