Inspektorati Sanitar i AUV-së edhe ne vikend vijon kontrollet për zbatim të masave kundër Covid-19 Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar bashkë me Policinë është duke vijuar kontrollet si dhe monitorimin e zbatimit të masave të marra për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19.
Masat e marra për parandalimin e Covid-19, gjatë monitorimeve është vërejtur zbatim rigoroz i masave të marra kundër përhapjes së Covid -19, si përdorimi i maskave, dorezave, njoftimi i planit të masave si dhe ruajtja e distancës fizik sociale, vendosjen e mjeteve higjienike për pastrim të duarve si dhe kryerjen e dezinfektimit .
Rastet e paketa të cilat u hasen në teren që nuk i përmbaheshin rregullave të vendosura, u shqiptoheshin vërejtjet dhe masat ndëshkimore. Sot janë duke u inspektuar Prishtina, Fushe Kosova, Obiliqi, në ekipe kontrolli inspektuese të ndara për të mbikëqyrë situatën edhe gjatë vikendeve.
AUV është i pranishëm në të gjithë vendin në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve dhe shëndetit publik. Po kontrollohen të gjitha dyqanet ushqimore dhe institucionet të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët se a janë në pajtueshmëri të plotë me masat qe burojnë nga vendimet e qeverisë dhe Ligji për sëmundjet infektive.
Inspektorati sanitar është mire i përgatitura profesionalisht, ka përvojën për zbatim të mirëfillte të masave për parandalim të përhapjes se sëmundjeve ngjitëse.
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve