Janë përfolur për një lidhje të mundshme, teksa xhironin për filmin “Një puthje në errësirë”.
Aktorët e njohur Demet Ozdemir dhe Can Yaman, vazhdimisht e mohuan një gjë të tillë, por fotografitë të publikuara nga mediat turke e tregonin të kundërtën.
Megjithatë Can e pranoi se kishte pasur një lidhje të shkurtër me Demet, dhe tani mes tyre ka një zënkë, e cila po komentohet mjaft shumë
“Unë s’e kam menduar kurrë Demetin si një femër që mund ta dashuroj. Ajo është thjesht një mikeshë dhe kështu do mbetet. E kam ekzagjeruar kur kam folur për të. Mbase ajo më ka pëlqyer mua, por unë jo. Ajo mbetet e mrekullueshme dhe një vajzë e bukur, por nuk ka karakteristikat e vajzës së ëndrrave të mia. Unë e kuptoj që shumë femra bien në dashuri me mua, por nuk është faji im”, ka thënë aktori.
Demet Ozdemir i ka kthyer përgjigje:
“Disa njerëz egoistë e kanë zakon të mohojnë faktet. Ndonjëherë pyes veten mos kanë probleme psikologjike! Unë nuk i kërkoj askujt të më dashurojë, por të paktën ji i sinqertë para të tjerëve”.
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve