Edhe sot janë shënuar shumë viktima nga COVID-19 në të gjithë botën, të dhëna këto të worldmeters.
Në Gjermani deri në këto momente kanë ndërruar jetë 41 persona, ndërsa një ditë më parë u raportua për 248 viktima.
Janë shënuar 437 persona tjerë të infektuar.
Deri më tani në Gjermani janë shënuar 4,093 viktima nga koronavirusi. 138, 135 persona aktualisht janë të infektuar, derisa 81,800 persona janë shëruar.
Në të gjithë botën, deri më tani janë shënuar 2 milion e 190 mijë e 317 (2,190,317) raste të infektuar me koronavirus.
Në të gjithë botën, ky virus deri më tani ka marrë jetën e 147,027 personave.
553,772 persona në të gjithë botën kanë arritur të shërohen nga konronavirusi./arbresh.info/
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...