Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina “ ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit se, muajin e kaluar është intervenuar në mbi 350 raste, zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza, pastrim i pusetave dhe vendosje të kapakëve të pusetave në tërë zonën e shërbimit.
“Vetëm ditën e djeshme kanë intervenuar në 7 raste në qytetin e Prishtinës, një rast në Fushë Kosovë dhe një në Drenas. Në këtë kohë pandemie, gjithnjë në përballje kundër përhapjes së virusit COVID-19, lusim të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe mos të hudhin mbeturina, gjëra ushqimore të mbetura jashtë përdorimit, yndyrëra, faculeta të lagura në rrjetin e kanalizimit ( në guacën e tualetit dhe lavamanin e kuzhinës) të cilat janë të papërballushme për një sistem të kanalizimit i cili nuk është i dedikuar për gjëra të panevojshme( të dëmshme), ngase po e dëmtojnë rrjetin e kanalizimit duke krijuar vështirësi për punëtorët tanë në zhbllokimin e tyre madje, duke u krijuar edhe telashe konsumatorëve në afërsi”.

“Rastet e tilla zhbllokohen çdoherë nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit, por mbeturinat e llojeve të ndryshme si ( përzierja e yndyrnave dhe mbetjeve të tjera të lëngëta e edhe të ngurta) po shkaktojnë shqetësime në shëndetin e punëtorëve dhe mund të krijohen kushte jo të favorshme për intervenim”.
“Është koha të japim respektin më të madh për punëtorët e mirëmbajtjes së KRU”Prishtina” sepse puna e tyre në terren sidomos në këtë periudhë me rrezikshmëri të lartë, është vërtetë e pashembullt. Gjithçka që ata po bëjnë është mënyra që ata kanë gjetur për t’u dalë në ndihmë secilit konsumatorë.Të ruajmë infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza!”, thuhet në thirrjen e ujësjellësit të kryeqytetit drejtuar konsumatorëve.
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...
Shkodër: Arrestohet 19-vjeçari, kapen rreth 164 mijë euro të...
Aksidenti në Mitrovicë/ Vdes 76-vjeçari, i cili u përplas mb...
Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpu...
AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram