Mbrojtësi francez, Mamadou Sakho, ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara e tij.
Sakho, i cili bëri një karrierë mjaft të mirë me Liverpool, ka treguar detaje nga e kaluara e tij në futboll.
Derisa ishte pjesë e PSG, mbrojtësi francez duket se ka pasur një numër ofertash drejt tij, por kishte zgjedhur kalimin te Liverpool. Ai ka treguar edhe arsyen pse.
“Kur u largova nga PSG, unë kisha një numër ofertash nga Barcelona, Bayern Munich, Arsenal dhe Liverpool”, ka thënë Sakho, transmeton lajmi.net.
“Unë zgjodha Liverpool, sepse ata kanë qenë një skuadër e ëndrrave për mua, me histori të madhe”, ka shtuar francezi.
Aktualisht, Sakho luan me skuadrën e Crystal Palace, në kampionatin elitar anglez, Premierligë.
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës