Çifti i njohur, Vesa Luma dhe Big Basta, po qëndrojnë të karantinuar në Zelandën e Re, vend ky në të cilin janë shpërngulur prej vitesh.
Ata janë prindër të një djali bukurosh Lian, i cili duket se do ta vazhdoj të njëjtin rrugëtim si babi e mami, shkruan portali arbresh.info
Këtë e ka vërtetuar një video e publikuar nga Big Basta, ku Liani shfaqet duke bërë ‘freestyle’. Reperi nuk ka munduar ta fshehë krenarinë dhe lumturinë, duke pohuar se Liani e ka si traditë çdo mëngjes të kërkojë instrumentale, për të bërë ‘freestyle’.
“Hapat e para te Lian drejt suksesit si rapper… Cdo mengjes e ka si tradite kerkon instrumentale qe te beje freestyle. Po perparon teper cdo dite dhe ka ritmike te frikshme. Krenaria ime dhe e @vesaluma qe na lumturon zemrat!”, u shpreh ndër të tjera ai.
Ndryshe, dyshja sollën një ripërpunim të këngës “Holy Grail”, të Justin Timberlake dhe Jay-Z. /arbresh.info/
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...