Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka prezantuar për fansat këngën e tij më të re.
“Rash” titullohet kënga e tij më e re, të cilën e ka bërë publike përmes rrjetit social Instagram e më pas edhe në platformat e tjera digjitale, shkruan portali arbresh.info
Temat të cilat i trajton Getinjo në këngë kanë të bëjnë kryesisht me virusin vdekjeprurës, karantinën, dhe pasi të përfundojë gjendja alarmante, e që me të gjitha këto i referohet gjinisë femërore.
Teksa interpreton këngën e re, ai xhiron veten me një telefon teksa shëtit nga dhoma në dhomë me rroba të ndryshme.
Getinjo përndryshe si të gjithë kolegët e tij ka ndërprerë të gjitha koncertet, teksa këtë kohë izolimi po e shfrytëzon për punimin e këngëve të reja. / arbresh.info/
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...