Edhe pse simptomat e koronavirusit ndryshojnë nga personi te personi, ekspertët spanjollë tani po i hulumtojnë lezionet në shputa të këmbëve, të cilat janë shfaqur te disa pacientë në fazën e hershme të sëmundjes.
Në të vërtetë, lezionet ngjasojnë me fruthin, bëhet me dije në raportin e Këshillit të Ekspertëve të Sëmundjeve të Shputave të Universitetit për Podiatri, raportojnë mediet spanjolle.
Kjo simptomë, sipas ekspertëve spanjollë, vërehet veçanërisht tek adoleshentët dhe foshnjat, megjithëse në raste të rralla shfaqet edhe tek të rriturit me manifestime të ngjashme.

Përkundër se pretendimi i Këshillit të Ekspertëve të Sëmundjeve të Shputave nuk ka bazë shkencore për t’u mbështetur në të, këta të fundit kanë bërë thirrje që t’i kontrollojnë këto simptoma.
Provat e tyre paralajmëruese vijnë pas artikullit të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Podriatërve (FIP) të rastit të një 13-vjeçari të diagnostikuar me COVID-19, të cilit i janë vërejtur këto lloj simptomash.

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1