Pothuajse 118.500 persona kanë humbur luftën me koronavirusin e ri (COVID-19)
Sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) ka tejkaluar 1.9 milionë.
Të dhënat e universitetit amerikan tregojnë se numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 118.459, ndërsa numri i të shëruarve qëndron në 446.002.
Përderisa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në botë ka arritur në 1.904.566, SHBA ka numrin më të madh të të infektuarve me mbi 572.000. Në SHBA është regjistruar edhe numri më i madh i vdekjeve me mbi 23.000, duke u bërë epiqendër e COVID-19.
Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve me 20.465, ndërsa Spanja është e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara, me gjithsej 169.496 të infektuar.
Kina, që është vendi ku filloi virusi, ka raportuar për gjithsej 3.345 raste të vdekjeve dhe mbi 83.200 raste të konfirmuara, por këto të dhëna vihen në pikëpyetje si brenda, ashtu edhe jashtë Kinës.
Së fundmi, të dhënat e universitetit Johns Hopkins thonë se numri i vdekjeve ditore në Kinë mbetet njëshifror, ndërsa Kina ka regjistruar gjithashtu ka regjistruar numrin më të madh të të shëruarve nga epidemia me mbi 78.000 persona./AA
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...