Një infermiere në Britani, e cila ishte infektuar me koronavirus, është duartrokitur nga kolegët në momentin që rezultoi negative dhe la ambientet e spitalit.
Infermierja Elanie Ferrigan, 52 vjeçe, nuk i ka mbajtur dot lotët teksa linte ambientet e Spitalit Universitar Ainetree në Liverpool. Fillimisht, kur mësoi se ishte e infektuar me sëmundjen, Elanie, u vetëizolua në shtëpi, por kur gjendja e saj u përkeqësua, ajo u shtrua në spital. Në momentet e para që u paraqit në spital, 52 vjeçarja ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore, por me kalimin e ditëve gjendja e saj u përmirësua ndejshëm.
“Ne mendojmë se mamaja u infektua me virusin para se qeveria të shpallte bllokimin. Ajo fillimisht shfaqi simptoma të gripit dhe u izolua në shtëpi. Por më pas filloi të kishte shumë të vjella dhe gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm”, u shpreh vajza e Elanie.
Ndërkohë, kujtojmë që deri më tani në Britaninë e Madhe, si pasojë e koronavirusit, kanë humbur jetën 11,329 persona, ndërsa 88,621 të tjerë janë shpallur të infektuar, shkruajnë mediat e huaja.

“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...