Ka ndërruar jetë 39 vjeçarja nga fshati Llugë e Istogut, e cila ishte e prekur me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Istogut, Mujë Osmanaj.
Sipas Osmanaj, 39 vjeçarja kishte ardhur nga Spitali i Pejës gjatë natës të së dielës që e lame pas, me urgjencë në Klinikën Emergjente në QKUK .
Pas operacionit nga kirurgët abdominal, 39-vjeçares i është bërë testi për COVID-19 dhe e njëjta ka rezultuar positive.
“Prej Istogut e shoqëruar prej problemit që ka pasur dhimbje të mëdha të barkut të lukthit, të abdomenit do me thënë edhe shenja kur ka shkuar nga Istogu e ka drejtuar kah zemra do me thënë dhe ka marrë ndryshime në ECG edhe CT-ja e mushkërive ka qenë shumë keq mirëpo, dhimbja ka qenë shumë e madhe në abdomen edhe kur ka shkuar në Prishtinë sigurisht ka qenë udhëzimi abdomen akut që nuk ka pritur analiza edhe e kanë shty menjëherë në operacion”, treguar Osmanaj për arbresh.info.
Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se të ndjerës mund t’i ketë pëlcitur lukthi.
“Ka qenë urgjente sikur kur pëlcet ndonjë organ i cili e komplikon jetën e njeriut, e sigurisht ka qenë lukthi apo ndonjë organ”, tregoi tutje ai.
Ndryshe, vdekja e 39-vjeçares e ka çuar në tetë numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...