Ahmeti: Për lojëra politike po pësojnë qytetarët, duhen masa rigoroze dhe gjithëpërfshirëse

11:48 | 13 Prill 2020
A Z

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka reaguar në lidhje me COVID19.

Ahmeti shkruan në facebook se, duhen masa rigoroze dhe gjithëpërfshirëse, kufizimi i lëvizjes të zgjatet në periudhë kohore, në tërë territorin e vendit./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Shëndeti i qytetarëve në këtë fazë, mbrohet duke zbatuar izolimin nëpër shtëpi. Kjo, po shihet çartë që nuk po arrihet plotësisht përmes rekomandimeve dhe thirrjeve publike.

Për lojëra politike po pësojnë qytetarët.

Duhen masa rigoroze dhe gjithëpërfshirëse, kufizimi i lëvizjes të zgjatet në periudhë kohore, në tërë territorin e vendit. Kjo duhet të bëhet qoftë me ligj në Kuvend, qoftë me shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme.

T’ia lëmë stafit mjekësorë trajtimin profesional dhe policisë e ushtrisë mirëmbajtjen e sigurisë.

Kaq.

#rriNshpi

https://www.facebook.com/tahir.ahmeti/posts/3050873884933718

Shpërndaje në rrjete sociale