Shkalla e vdekjeve në Francë dhe Itali po bie

08:41 | 13 Prill 2020
A Z

Dy nga vendet evropiane të prekura më keq nga pandemia, Italia dhe Franca, kanë raportuar një ulje të numrit ditor të vdekjeve të lidhura me Covid-19

Shifra e fundit nga Italia është 431 – më e ulta në më shumë se tre javë.

Zyrtarët thonë se kriza ka arritur kulmin.

Franca ka regjistruar një rënie të vogël në numrin e të vdekurve .

U tha të dielën kishte 315 vdekje në spital në 24 orët e kaluara, krahasuar me 345 një ditë më parë,transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë Spanja ka parë një rritje të vdekjeve të përditshme të lidhura me Covid-19, në pak më shumë se 600.

Qeveria paralajmëroi se mund të ketë ende kohë të vështira përpara, edhe pse numri i infeksioneve të reja vazhdon të ngadalësohet.

Shpërndaje në rrjete sociale