5 mjekë dhe 5 infermierë të personelit mjekësor të Spitalit të Traumës janë karantinuar kanë pasur kontakte me një nga të aksidentuarit në qytetin e Durrësit tre ditë më parë, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.
Pas 5 ditësh atyre do tu bëhet tamponi.
Aktualisht të prekur janë 48 mjekë dhe infermierë. Prej tyre janë shëruar 32.
Ndërkohë i riu i aksidentuar që doli pozitiv me koronavirusin është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.
Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht rezultuan negative./oranews
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore