Hoti: Ne mbijetojmë nëse “vdes” rruga, lagja, fshati e qyteti

23:08 | 12 Prill 2020
A Z

Janë konfirmuar nga IKSHPK 79 raste të reja me COVID19, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 362.

Pas këtij njoftimi, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se ne do të mbijetojmë vetëm nëse izolohemi, ndërsa gjithashtu ka bërë apel që qyetarët të furnizohen me ushqime për një ose dy javë, që mos të ketë dalje pa nevojë.

Ky është postimi:

Ne mbijetojmë nëse “vdes” rruga, lagja, fshati e qyteti.
Furnizohuni me ushqime për një ose dy javë dhe mos dilni pa nevojë çdo ditë.
Distancim total social dhe izolim.
S’ka armë më të thjeshtë e më të fortë kundër koronavirusit.
E pafalshme mos me shfrytëzue.
#RriNshpi

Shpërndaje në rrjete sociale