Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka vazhduar edhe sot akuzat ndaj ish-kryetarit Sami Lushtaku, rreth pakove ushqimore me llogon e PDK-së.
Jashari nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nuk do të merret me Lushtakun në këtë kohë pandemie meqë fokusi është në menaxhimin efikas të situatës dhe përkrahjen e qytetarëve në nevojë.
Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit:
Të dashur qytetarë,
Dje, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarë dhe shoqëria civile kam reaguar ndaj mënyres se si dega e PDK-së në Skenderaj po shpërndante ndihma me llogo të partisë dhe duke cenuar integritetin e familjeve në nevojë.
Sot, me vjen mirë që ata që dje bënin fushatë me qytetarët në këtë situatë emergjente, paskan filluar të korrigjohen.
Pas reagimit tim, Sami Lushtaku paska vazhduar me shpifje e deklarata që askush nuk i beson.
Marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi, nuk do të merrem me deklaratat e tij derisa të përfundojë kjo pandemi, sepse fokusi jonë është menaxhimi efikas i situatës dhe përkrahja për qytetarët në nevojë.
Pas tejkalimit të situatës do të gjejë kohë t’i përgjigjem Samiut për të thënë shumë të vërteta që për të nuk do të jenë aspak të këndshme kurse qytetarët do të njihen me gjendjen në të cilën e kam gjetur komunën pas marrjes së mandatit dhe të vërteta të tjera të kohës së luftës dhe paqes që më heret nuk i kanë ditur.
Unë jam Kryetar i zgjedhur nga qytetarët, punoj me duar të pastërta, me transparencë e llogaridhënie, angazhohem për mirëqenien e qytetarëve dhe vlerësimin për punën time, projektet dhe të arriturat e komunës që unë udhëheqë e japin qytetarët me vullnet të lirë dhe pa ndikime.
Do të vazhdoj bashkë me qytetarët kundër së keqës!
Bashkë do t’ia dalim!
Panik JO, Kujdes Po!
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...