Po behët një muaj që familjet në Kosovë po qëndrojnë të izoluara për shkak të virusit.
E ky izolim sipas sociologëve, ka rritur rrezikun e dhunës në familje.
Sociologu Ferdi Kamberi thotë se për shumë gra e fëmijë, shtëpia mund të jetë vend i frikës dhe abuzimit.
Sipas Kamberit, gjithë ata persona që në këtë kohë përballen me probleme të tilla, duhet të gjejnë guximin e ti raportojnë ato tek organet përgjegjëse.
Një numër i madh i rasteve të dhunës në familje, u pa edhe në Statistika nga Policia e Kosovës.
Policia ka bërë me dije se në dy muajt e parë të vitit ka pasur 309 raste të dhunës.
Ndërkaq, të njëjtit nuk kanë dhënë detaje për sa i përket dhunës gjatë kohës së izolimit.
Sipas statistikave të Policisë gjatë vitit 2019 janë paraqitur 1 mijë e 915 raste të dhunës në familje.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...